Ftesë për informim të mundësive për financimin e studimeve dhe kërkimeve në Gjermani
Ambasada gjermane në Prishtinë në kuadër të përpjekjeve të saj për të filluar dhe forcuar marrëdhëniet me botën akademike dhe studentore ndërmjet universiteteteve të Kosovës dhe atyre të Gjermanisë, ka shprehur gatishmërinë e saj, që më 13 mars në orën 15:00, të ofrojë informacione të detajizuara për mundësinë e përfitimit edhe për Universitetin “Isa Boletini” – Mitrovicë.
Ambasadën Gjermane do ta përfaqësojnë Z. Christian Böttcher dhe Z. Igor Marković , si dhe nga Shërbimi i Shkëmbimit Akademik Gjerman (DAAD), Z. Adrian Ramabaja.
Ideja bazë e këtij takimi do të jetë prezentimi i mundësive të financimit të Shërbimit mbi Shkëmbimin – Akademik – Gjerman DAAD (duke përfshirë Gjermaninë, si një vend për studim dhe kërkim) për studentët dhe Rektoratin.
Prezantimi do të zgjat rreth 20 deri në 30 minuta, si dhe më pas do të ‘u ipet mundësia stafit akademik dhe studentëve për të shtruar pyetje.