
FTESË PËR LIGJËRATË TË HAPUR
Të gjithë studentët e Fakultetit Juridik, Fakultetit të Edukimit dhe të interesuarit e tjerë ftohen të marrin pjesë në ligjëratën e hapur nga Dr. sc. Lendrit Qeli, me temë:
“Luftimi i Antigjipsizmit, Raportimi Etik dhe Korniza Ligjore e Mbrojtjes së Komuniteteve Jo-Shumicë në Kosovë”
Data: 25 Mars 2025
⏰ Ora: 10:30
Vendi: Fakulteti Juridik, Objekti 2, Kati 4, Salla 408
Kjo ligjëratë organizohet në kuadër të projektit “Platforma Mediale për Informim, Vetëdijesim dhe Raportim Etik për Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian”, mbështetur nga Zyra e Kryeministrit për Çështje të Komuniteteve dhe implementuar nga mediumi egjiptian PROSPERITETI CHANNEL.
Pse duhet të merrni pjesë?
✅ Të kuptoni më mirë sfidat me të cilat përballen komunitetet jo-shumicë dhe grupet e margjinalizuara në Kosovë.
✅ Të mësoni rreth kornizës ligjore që mbron të drejtat e këtyre komuniteteve.
✅ Të njiheni me identitetin dhe dallimet mes Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve si grupe etnike.
✅ Të angazhoheni në një diskutim interaktiv me një ekspert të fushës.
Mos e humbisni këtë mundësi unike për të zgjeruar njohuritë tuaja mbi të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e komuniteteve të margjinalizuara!