Besim Kajtazi

Ftesë për pjesëmarrje!

Të nderuar studentë të Fakultetit Juridik dhe të fakulteteve të tjera të Universitetit “Isa Boletini”-Mitrovicë,

Ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën që do të mbahet nga M.Sc. Besim M. Kajtazi, Drejtor i Departamentit për Çështje Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare – Zyra e Presidentes.

Kajtazi në Fakultetin Juridik të Universitetit “Isa Boletini”, në Mitrovicë, do të ndajë përvojën e tij shumëvjeçare si ekspert për çështje Ligjore. Më parë, ai ka shërbyer si Drejtor i Zyrës Ligjore në Zyrën e Kryeministrit (2009-2016) dhe si Drejtor i Departamentit Ligjor në Ministrinë e Shërbimeve Publike (2002-2016). Duke qenë i pajisur me aftësi në barazinë gjinore dhe përgatitjen e legjislacionit, Besim M. Kajtazi udhëheq dhe merr pjesë në disa grupe pune të qeverisë kosovare, duke hartuar dhe përfunduar ligje dhe akte nënligjore.

Ai gjithashtu është një ndërmjetës i licencuar. Gjatë dekadës së fundit, ai ka autoruar dhe publikuar, ndër të tjera, një varg raportesh monitorimi, studimesh krahasuese, studimesh rastesh dhe përmbledhjesh legjislative.

Besim M. Kajtazi ka fituar gradat Bachelor dhe Master në Drejtësi, të cilat i ka marrë në Universitetin e Prishtinës, në Kosovë.

Ligjerata do të zhvillohet më 29.10.2024, në orën 09:00, në sallën 403 të Fakultetit Juridik.

Ju falënderojmë për vëmendjen tuaj dhe presim me padurim për një takim të frytshëm!