Ftesë për pjesëmarrje në ligjëratën nga znj. Kimberly Riffe, zyrtare e Ambasadës Amerikane në Kosovë
Të nderuar studentë të Fakultetit Juridik dhe të fakulteteve të tjera të Universitetit “Isa Boletini”-Mitrovicë,
Ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën dhe takimin që do të mbahet nga Znj. Kimberly Riffe, Zyrtare e Ambasadës Amerikane në Kosovë, Departamenti i Drejtësisë, Atasheu i Programit Ndërkombëtar për Asistencë në Trajnime për Hetime Penale (DOJ-ICITAP).[1]
Znj. Riffe në Universitetin “Isa Boletini” do të ndajë përvojën e saj shumëvjeçare si oficere dhe komandante në forcat e rendit, si dhe punën e saj në nivel ndërkombëtar, partneritetin dhe ndihmën me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratit Policor të Kosovës. Në kohën e karrierës së saj, ajo ka qenë e angazhuar në vende të ndryshme, duke përfshirë Irakun, Meksikën, Afganistanin, Jordaninë, Bregun Perëndimor, Bangladeshin dhe Pakistanin, si dhe ka një përvojë pune prej afro shtatë vitesh në Kosovë.
Ligjerata do të zhvillohet më 02.05.2024, në orën 11:00, në sallën 403 të Fakultetit Juridik.
Ju falënderojmë për vëmendjen tuaj dhe presim me padurim për një takim të frytshëm!
Me respekt,
Prof. Asoc. Dr. Islam Qerimi
Dekan i Fakultetit Juridik
UIBM