Cover

FTESË PËR PJESËMARRJE NË LIGJERATËN “Të drejtat e njeriut, institucionet dhe sistemi i drejtësisë në Kosovë”

Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) është duke implementuar projektin “Të Rinjtë për Drejtësi”, në mbështetje të Departamentit Amerikan të Shtetit – INL. Ky projekt ka për qëllim fuqizimin e të rinjëve për të kërkuar drejtësi dhe për tu bërë pjesëmarrës aktiv në sektorin e drejtësisë në Kosovë përmes ligjëratave në rajonin e Prishtinës, Ferizajt, Gjakovës, Pejës, Mitrovicës, Gjilanit dhe Prizrenit. Në kuadër të projektit organizohet ligjeratë për studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, mbështetur nga Qendra për Zhvillim të Karrierës – QZHK. Tema e ligjërimit do të jetë: Të drejtat e njeriut, institucionet dhe sistemi i drejtësisë në Kosovë, Data e ligjeratës: 31 Janar 2022 – në ora 11:00 në njërën nga sallat e katit të IV.