Ftesë për pjesëmarrje në panairin e punës
Më 12 prill (e premte), 2019, në Palestrën Sportive “Minatori” në Mitrovicë, mbahet Panairi i Punës.
Panairi i Punës organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), Komunën e Mitrovicës dhe Zyra Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).
Për punëkërkuesit – Panairi i Punës është vendi i cili ofron informata për mundësitë e punësimit dhe praktikës në punë, dhe informata për trajnime e aftësime profesionale.
Për kompanitë dhe organizatat – Panairi i Punës është vendi ku mund të shpallin vendet e lira të punës apo praktikës në punë. Gjatë panairit kompanitë/organizatat gjithashtu mund të intervistojnë dhe vlerësojnë kandidatët potencial për punë apo praktikë në punë.
Së shpejti do t’i postojmë pozitat e hapura për punë dhe punë praktike nga kompanitë dhe organizatat që do të marrin pjesë në këtë panair.
Më datën 12 prill 2019 (e premte), ju presim të na vizitoni dhe përfitoni nga mundësitë që ofrohen në këtë panair!