Caritas

Ftesë për pjesëmarrje në trajnimin: “Komunikimi efektiv dhe ndikimi i lojës drejtë prindërimit të suksesshem”

Ftoheni të merrni pjesë në trajnimin e I-rë i cili organizohet nga Caritasi Zviceran në kuadër të projektit TAKE, në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe me Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovice.
Fakulteti i Edukimit, me përkrahjen e CARITAS-it Zviceran, në kuadër të projektit “Avancimi i Përbashkët i Trajnimeve dhe Punësimit në Sektorin e Arsimit në Kosovë (Together Advancing Kosovo’s Training and Employment within the Education Sector – TAKE)”, i cili do të implementohet në bashkëpunim me të gjitha Fakultetet e Edukimit, organizon trajnim për prindërit
e fëmijëve të kopshteve/cerdheve, dhe zhvillohet nga profesionistë (stafi) të Fakultetit të Edukimit.
Projekti ka për qëllim rritjen e cilësisë së përgatitjes së edukatorëve para shërbimit, sidomos në aspektin e zhvillimit të shkathtësive praktike duke investuar në procesin e mentorimit përmes një bashkëpunimi të ngushtë me institucionet parashkollore.
Trajnimi i I-rë mbahet nga Prof. Asoc. Dr. Eliza Avdiu, me temë: “Komunikimi efektiv dhe ndikimi i lojës drejtë prinderimit të suksesshëm”.

Agjenda