Ftesë për pjesëmarrje në tryezën shkencore “SFIDAT DHE MUNDËSITË E METALURGJISË SË FERROLEGURAVE NË KOSOVË”
Në kuadër të aktiviteteve nga “Programi për Universitet e Kosovës”, gjegjësishtë Projektit “QAINT” e mbeshtetur nga MASHT, Fakulteti i Gjeoshkencave -Departamenti Materiale dhe Metalurgji, më datë: 31.01.2023 në ora 11:00 në sallën 205 do organizoj tryezën shkencore:
“SFIDAT DHE MUNDËSITË E METALURGJISË SË FERROLEGURAVE NË KOSOVË”.
Tryeza do të jetë pjesë e projektit ”Mësimdhënia e Bazuar në Hulumtim”, në të cilën do të marrin pjesë, studentet, maturantet, profesorët nga Fakulteti i Gjeoshkencave, ekipi i hulumtimit, profesionistë nga;:New Co “Ferronikeli”, Instituti “Ballkan Projekt”, “Sharrcem “ Han i Elezit, Fonderia E&E Gjakovë, përfaqesue nga MASHT, profesoret nga shkollat profesionale “Fehmi Ladrovci” Drenas, “Arkitek Sinani”, Mitrovicë, gjimnazi “Hamëz Jashari”, shkolla profesionale” Anton Qeta” Skenderaj dhe nga Universitet e Maqedonisë së Veriut.
Ftojmë të gjithë që të kontribuojnë!
Mitrovicë, Prof. Dr. Zarife Bajraktari-Gashi
26.01.2023 Bartëse e Hulumtimit