Vehbi

Ftesë për studentët e Fakultetit Juridik të UIBM-së, të marrin pjesë në ligjëratën speciale

Ftesë për studentët e Fakultetit Juridik të UIBM-së, të marrin pjesë në ligjëratën speciale e cila do të organizohet të mërkuren, më 02.11.2022, nga ora 13.30, në sallën 403.

  Ligjërues: Vebi Mujku – drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë.

                           Tema: “Mbrojtja e viktimave të dhunës në familje”!

 Autobiografi e shkurtër e Vebi Mujkut!    

Vebi Mujku – aktualisht drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë. Me një përvojë të gjatë rreth 23 vite në fushën e mbrojtjes sociale, mbrojtjes së fëmijëve dhe mbrojtjes së viktimave të krimit. Gjatë këtyre viteve ka punuar në shumë organizata ndërkombëtare dhe vendore, trajnues në fusha të ndryshme të mbrojtës sociale, pjesë e hartimit të legjislacionit primar dhe sekondar, udhëzuesve, standardeve dhe procedurave të veprimit. Pjesë aktive e debateve televizive, forumeve profesionale me OJQ, studentë, sistemin e drejtësisë, sigurisë, mbrojtjes sociale dhe qytetarë. Zhvillimi i sistemeve informuese, bazave të dhënave, broshurave për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje dhe trajnimi i stafit profesional. ​