Lars Dippel

Ftesë për studentët e Fakultetit Juridik të UIBM-së, të marrin pjesë në ligjëratën speciale online nga ligjëruesi Lars Dippel

Ftesë për studentët e Fakultetit Juridik të UIBM-së, të marrin pjesë në ligjëratën speciale online, e cila do të organizohet të mërkuren, më 26.10.2022, nga ora 11.00.

Ligjërues: Lars Dippel, Gemeinnützige Gesellschaft für Beschäftigungsförderung – Dusiburg (GfB).

 

Tema: “INTEGRATION OR ASSIMILATION THROUGH LAW? AN OBERSERVER’ THOUGHTS”! (“Integration oder Assmilitation durch das Recht? Gedanken eines Beobachters)”!

Pedagogu gjerman nga fusha juridike Lars Dippel, i cili deri në këtë vit ka ushtruar profesionin e avokatit në Gjermani, do të mbaj një ligjëratë online për studentët e Fakultetit Juridik të UIBM-së, me temë: “Integrim apo asimilim me ligj? Mendime të një vëzhguesi”!

Juristi Dippel për studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicë e ka përzgjedhur këtë temë për faktin se emigrimi i popujve dhe integrimi në Evropë e parasëgjithash në Gjermani është preokupim aktual. Aq më tepër është në interes të kosovarëve, meqenëse në përqindje me numrin e popullatës Kosova ka normën më të lartë të emigrimit në mesin e vendeve të Evropës Lindore. Integrimi i tyre është në interes të Evropës, e kjo kërkon një vizion. Dippel është personi më adekuat që ka vizion të qartë në lidhje me këtë fenomen, meqenëse ai ka studiuar dhe analizuar çështjen e migrimit dhe integrimit për një kohë të gjatë, prandaj ai në këtë ligjëratë do të paraqet mendimet e tij nga këndvështrimi i vëzhgëuesit.

Ai gjatë periudhës 2005 – Janar 2022 në Studion e vet ligjore, ka ushtruar profesionin e avokatit në tri specializime vijuese të së drejtës: në të drejtën penale, në të drejtën e trafikut dhe në të drejtën e migracionit. Tani ai është ligjërues i të drejtës së migracionit, të drejtës administrative dhe të drejtës kundërvajtëse dhe të drejtës në përgjithësi. Këtë veprimtari e ushtron në Institucionin gjerman: “Gemeinnützige Gesellschaft für Beschäftigungsförderung – Dusiburg (GfB)”, e cila është një Shoqëri Jofitimprurëse për Nxitjen e Punësimit. Njëherit Dippel është edhe autor i librit mbi të drejtat e migracionit të personelit profesional të administratës: Textbook project: “Migrationsrecht für Verwaltungsfachangestellte. Einführung und Grundlagen. Ausländerrecht, Asylrecht, Staatsangehörigkeitsrecht, EU-Freizügigkeit“ (in German) [English translation: Migration law for administrative clerks. Introduction and Basics. Immigration law, asylum law, nationality law, EU freedom of movement Migration law for administrative clerks Introduction and Basics. Immigration law, asylum law, nationality law, EU freedom of. movement].

Academic Education:

Institution: Ruhr-Universität Bochum

Law, Philosophy, Political Sciences

Date: 1996-2002

Degree:

1st state exam at the Düsseldorf Higher Regional

Court (Oberlandesgericht Düsseldorf, 1.

Staatsexamen)

Institution: District Court of Essen Landgericht Essen, legal traineeship

Date: 2003-2005

Degree: 2nd state exam at the State Judicial Examination

Office of the State of North Rhine-Westphalia

(Landesjustizprüfungsamt des Landes Nordrhein-

Westfalen, 2. Staatsexamen)

2005 – January 2022 own law firm, specialized in traffic law, criminal defense and migration law, specialist lawyer in all three areas of law…