Ftesë – prezantimi i hulumtimit nga “Admovere” për Fakultetin e Gjeoshkencave

Ju ftojmë në promovimin e raportit «Gjendja në Fakultetin e Gjeoshkencave të Universitetit të Mitrovicës (UMIB)», të publikuar nga ADMOVERE e të mbështetur nga KFOS, që do të mbahet më 25 shkurt 2020, e martë, nga ora 11:00, në hapësirat e rektoratit të UMIB-it, në Mitrovicë.

Raporti synon të vë në pah shkaktarët që rrezikojnë mbylljen e programeve të Fakultetit të Gjeoshkencave, si dhe pasojat që mbyllja e këtyre programeve do të sillte për ekonominë dhe industrinë e vendit. Po ashtu, raporti përqëndrohet në rrezikun e mosakreditimit institucional të UMIB-it për herë të dytë, me ç’rast programe deficitare studimi do të ishin në rrezik të shuarjes, si dhe implikimet që kjo do të kishte për zhillimin e vendit.

Disa nga pyetjet të cilave jemi munduar t’u japim përgjigje në këtë raport janë:

  • Pse nuk është akredituar institucionalisht UMIB-i dhe çfarë ndikimi ka pasur kjo për Fakultetin e Gjeoshkencave, si dhe për UMIB-in në tërësi?
  • A është shqyrtuar ankesa e UMIB-it ndaj vendimit të KShC-së?
  • A ka rënie apo rritje të numrit të studentëve në programet studimore të Gjeoshkencave?
  • Cilat janë programet me numrin më të madh dhe më të vogël të regjistrimit të studentëve?
  • Cili është fakulteti me më së shumti bursistë ndër vite në UMIB?
  • Sa është numri total i inxhinierëve të punësuar në KEK, Trepça dhe KPMM?

Ju mirëpresim në promovim të raportit, me ç’rast presim kontributin tuaj gjatë diskutimit për temën në fjalë. Ju lusim që të na konfirmoni pjesëmarrjen në:

e-mail: info@admovere.org

tel: +383 44 715 411.

Mos hezitoni të na kontaktoni për çfarëdo pyetje.

Me respekt,

Shkëlzen Gashi

Drejtor Ekzekutiv

ADMOVERE

www.admovere.org