REC dhe ADRC – MCM organizuan takim për dialogun në komunitet
Organizuar nga organizata joqeveritare REC – Reconciliation Empowering Communities dhe Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve – Qendra për Ndërmjetësim Mitrovicë – (ADRC – MCM), është mbajtur të premten në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, takimi i dialogut në komunitet. Qëllimi i këtij takimi ishte ndarja dhe kontekstualizimi i konceptit të ndërhyrjeve të ndërmjetësimit dhe përfitimet e dialogut gjithëpërfshirës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe përmirësimin e qasjes në drejtësi mes anëtarëve të komunitetit në rajonin e Mitrovicës.
REC dhe ADRC kanë organizuar këtë ngjarje për të nxitur rritjen e besimin dhe bashkëpunimin midis anëtarëve të ndryshëm të komunitetit dhe përfaqësuesve të drejtësisë.