Foto1

Ftesë – trajnim për aftësitë komunikuese

Qendra për Zhvillim në Karrierë dhe GIZ-i organizojnë   trajnim – punëtori me studentët në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Trajnimi mbahet më 10.10.2022 në restaurant “Mesura” në Mitrovicë dhe fillon në ora 09:00.

Qëllimi i këtij trajnimi është rritja e aftësive komunikuese dhe prezantuese të studentëve si parakusht për vetëprezantim më të mirë në ngjarjet e mundësive të punës, përfshirë Panairin Kombëtar të Punës dhe Karrierës.

Përmbajtja e punëtorisë është konceptuar për të rritur aftësitë e vetë-prezantimit efektiv të pjesëmarrësve, duke përdorur “Elevator’s pitch” dhe teknika të ngjashme të rëndësishme për prezantim të shkurtër dhe efikas, si dhe seanca praktike përmes Role-play.

Temat e trajnimit:

  • Informacion mbi përmirësimin e aftësive komunikuese dhe prezantuese
  • Si të bëni prezantime efektive
  • Rregullat që duhen ndjekur për prezantime efektive
  • Informacion për të kuptuarit dhe paraqitjen e vetvetes sipas audiencës
  • Këshilla për fjalime/prezantime të mira
  • Llojet e prezantimeve
  • Si të jepen dhe interpretohen prezantimet me energji dhe qetësi
  • Mënyrat më të mira të të folurit gjatë prezantimit
  • Si të bëjnë një vlerësim të aftësive të tyre
  • Planifikimi për prezantime (8 hapa të përgatitjes së prezantimit)
  • Shmangia e gabimeve të zakonshme që bëjnë prezantuesit
  • “Elevator’s pitch” etj.

Agjenda: