FTU përfitues i grantit nga “Programi i mësimdhënies së bazuar në punë hulumtuese”
Një nga përfituesit e granteve nga skema “Programi i mësimdhënies së bazuar në punë hulumtuese” është dhe Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore, UIBM, që u realizua përmes projektit “Intervenimet në arsimin e lartë 2025”. Bartës i këtij projekti është Dr. Dafina Llugaxhiu Krasniqi, projekt i cili ka për qëllim “Rritja e kërkimit shkencor në kuadër të lëndëve të caktuara të Teknologjisë së fermentimit në bachelor në programin Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore.