
Funksionalizohet Instituti i Gjeoshkencave
Fakulteti i Gjeoshkencave në mbledhjen Këshillit Fakultetit të mbajtur më 01.12.2022 në bazë të Rregullorës për Themelimin dhe Parimet e Funksionimit të Instituteve në Universitetin “Isa Boletini” të Mitrovicës, ka emëruar Këshillin e Institutit të përbërë nga 5 pesë anëtarë.
Dekani i FGJ, prof dr. Naser Peci, tha se menaxhnenti i Universitetit “Isa Boletini’ të Mitrovicës ka përpiluar bazën ligjore për themelimin e instituteve të njësivë akademike . “Duke pas parasysh rolin e instituteve për krijimin e kushteve organizative dhe teknike për aktivitetet kërkimore dhe mësimore dhe me qëllim të promovimit dhe bashkëpunimin brenda dhe jashtë Universitetit, themelohet Instituti i Fakultetit të Gjeoshkencave dhe emërohet Këshilli i Institutit”.
Sipas tij, këta hapa mundësojnë funksionalizimin e plotë të Institutit të FGJ.