2

GIZ – i vazhdon mbështetjen për Qendrën e Karrierës në UIBM

Në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta të GIZ- it me Qendrën e Karrierës në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), synohet promovimi i  shërbimeve të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK). Për këtë u diskutua në një takim që u realizua në UIBM ndërmjet drejtorit për Informim dhe Komunikim me Publikun, Ahmet Jashari dhe zyrtarit të Lartë për Zhvillim të Karrierës, Alban Fazliu, me ekspertin e angazhuar nga GIZ-i, z. Safet Gërxhaliu.

Promovimi i shërbimeve të punësimit u vlerësua me rëndësi për QZHK, por edhe për studentët në përgjithësi. Në këtë kontekst, u potencua nevoja për avancimin e dialogut me agjencitë e punësimit.

Gërxhaliu gjatë vizitës në UIBM u njoftua për aktivitetet e QZHK – së, sfidat dhe të arriturat në raport me shërbimet që ofron për studentë. Ai premtoi mbështetje të plotë duke pasur si synim intensifikimin e kontakteve dhe bashkëpunimit me biznesin.

Në kuadër të angazhimit për efikasitetin e shërbimeve për studentë, përveç avancimit të dialogut me agjencitë e punësimit, QZHK dhe GIZ-i  do të fokusohen në trajnimin e zyrtarëve të karrierës, trajnimin e trajnerëve që vlerësojnë performacën e punës praktike nëpër biznese etj.