QZHK

GIZ-i vazhdon mbështetjen për QZHK-në

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) dhe GIZ-it pritet të realizohen disa projekte me interes për studentët. Në këtë kontekst parashihet edhe organizimi i Panairit për Punë dhe Karrierë në nëntor të këtij viti.

Për këto dhe të tjera, u bisedua të hënën në një takim ndërmjet, Alban Fazliut nga Qendra e Zhvillimit të Karrierës (QZHK) në UIBM dhe përfaqësuesve të GIZ-it, Kaltrina Fejzullahu, këshilltare për migrim të rregullt dhe Burim Korça, konsulent i angazhuar. Gjatë qëndrimit në UIBM përfaqësuesit e GIZ-it premtuan sigurimin e një numri stendash për nevojat e QZHK-së dhe studentëve të UIBM.

Gjithashtu u fol edhe për projekte të tjera, si trajnime, webinare etj, të cilat do të ofrohen për studentët e UIBM. Fazliu  në emër të QZHK-së falënderoi përfaqësuesit e GIZ-it për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.