Grupi “Frymo Lirshëm” ndau mirënjohje për dekanin, prof.asoc.dr. Islam Qerimi
Mehmet Salihu, udhëheqës i Komunitetit të të rinjve të grupit “Frymo Lirshëm”, i ndau mirënjohje dekanit të Fakultetit Juridik, prof.asoc.dr. Islam Qerimi për mbështetjen e vazhdueshme në përkrahjen e kampanjës rinore. Salihu me këtë rast shprehu dëshirën që bashkëpunimi i deritanishëm me dekanin Qerimi, nuk do të mbetet vetëm me kaq, por do të intensifikohet më më shumë projekte e risi për rininë.
Dekani Qerimi e falënderoi z. Salihu për respektin dhe e përgëzoi atë për kontributin e deritanishëm të grupit “Frymo Lirshëm”, të cilët duhet konsiderohen si kontribuues të vërtetë të atdheut të tyre.