Picture1

Grupi Punues për hartimin e RVV-së, së Fakultetit Juridik i UIBM-së, mbajti takimin e gjashtë për përgatitjen e Raportit të Vetëvlerësimit (RVV) të programit master

Sot, më 08.12.2022, në Fakultetin Juridik, Grupi Punues për hartimin e RVV-së, së programit master mbajti takimin e gjashtë për përgatitjen e Raportit të Vetëvlerësimit (RVV) të programit master. Takimin e sotshëm e ka kryesur profesori Përparim Gruda dhe si zakonisht edhe kësaj radhe është përshkruar me një atmosferë të lartë profesionale. Në takim morën pjesë dekani i Fakultetit Juridik, 6 profesorë, 1 asistent dhe 1 përfaqësues i stafit administrativ të këtij fakulteti.

Profesori Gruda fillimisht i ka njoftuar të pranishmit për metodologjinë e punës për vazhdimin e draftimit të mëtutjeshëm të RVV-së, me ç’rast të gjithë anëtarët e pranishëm u pajtuan që të caktohen detyrat e reja sipas ndarjes së mëhershme në grupet e vogla.

Dekani i Fakultetit Islam Qerimi të pranishmit i njoftoi për procesin e përkthimit në gjuhën angleze të dokumentit të RVV-së, së programit master. Ai e falenderoi Rektoratin e UIBM-së, për përkrahjen e dhënë për përkthimin e tij. Në vazhdim u diskutua për  përmirësimin e syllabuseve të programit master. Në lidhje me këtë çështje të pranishimit u informuan nga profesori Islam Qerimi. Ai kërkoi që mësimdhënësit të cilët do të jenë bartës të lëndëve të parapara me programin e masterit duhet të përkujdesën për përditësimin e literaturës themelore, si dhe të gjitha syllabuset të kenë kriteret e plotësuara sipas përmbajtjes së programit master, i cili fokusohet në të drejtat e njeriut dhe sundimit të ligjit.

Më tutje, Profesori Zahir Çerkini kërkoi që pjesa e shtojcave në dokumentin e RVV-së, të plotësohet me dokumentet e reja që janë hyrë në fuqi kohëve të fundit, si dhe të jenë të regjistruara në të dy gjuhët.

Pas konsultimeve të përbashkëta, unanimisht të pranishmit morën qëndrim, që deri të marten e ardhshme dokumenti i RVV-së, të plotësohet me të gjitha shtojcat e nevojshme, si dhe takimi i radhës u caktua të mbahet të mërkurën e ardhshme në ora 10.00.