Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, mbajti ligjëratë në UMIB
Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka mbajtur një ligjëratë me temën “Banka Qendrore e Kosovës: themelimi, sfidat e funksionimit dhe perspektiva e saj”, për studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”. Ud. dekani i Fakultetit Ekonomik, Besart Hajrizi, pasi prezantoi guvernatorin, i ftoi të gjithë pjesëmarrësit studentë, që të jenë të hapur për debat dhe pyetje.
Interesimi për këtë ligjëratë ishte jashtëzakonisht i madh. Përveç studentëve të Fakultetit Ekonomik, ishin të pranishëm edhe studentët e Fakultetit Juridik si dhe ata të Edukimit.
Ligjërata zgjoi interesimin e të pranishmëve dhe përcoll edhe me pyetje të shumta nga ana e studentëve. Në fund të ligjëratës, guvernatori shprehu kënaqësinë për përgatitjen e studentëve të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”. Ai shprehu gatishmërinë që edhe në të ardhmen të intensifikoi bashkëpunimin me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”.