Prof.ass.dr. Gzim Ibishi u zgjodh drejtor i Institutit të Fakultetit të Gjeoshkencave
Në mbledhjen e parë konstituive të Këshillit të Institutit të Fakultetit të Gjeoshkencave (IFGJ), prof.ass.dr. Gzim Ibishi, u zgjodh drejtor i Institutit të Fakultetit të Gjeoshkencave. Në këtë mbledhje të thirrur nga dekani, prof.dr. Naser Peci, u prezantuan edhe anëtarët e Këshillit të IFGJ të zgjedhur nga Këshilli i Fakultetit të Gjeoshkencave: Prof.dr. Ahmet Tmava, prof.asoc.dr Muhamedin Hetemi, prof.asoc.dr. Muharrem Zabeli, prof.asoc.dr. Nazmi Hasi nga UIBM – FGJ dhe dr.sc. Ali Bunjaku nga Kompania Boliden, Finlandë, i cili mori pjesë në takim përmes lidhjes online.
Dekani, Peci shprehu kënaqësinë e tij për funksionalizimin e Institutit të Fakultetit Gjeoshkencave (IFGJ) dhe iu uroj zgjedhjen anëtarë të Këshillit të IFGJ.