Iadk Logo

IADK shpall punë praktike për studentë

Shpallje për punë praktike për studentë

Kamenicё, Lipjan, Skënderaj, Shtime, Viti dhe Vushtrri

SHPALLJE

PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTË

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës projekt trevjeçar (2020-2022), i përkrahur nga Donatori Bread for the World nga Gjermania. Projekti do të përfshijë komunat: Kamenicё, Lipjan, Skënderaj, Shtime, Viti dhe Vushtrri.

Nё kuadёr tё aktiviteteve tё projektit është planifikuar përkrahja e të rinjёve/studentёve me punё praktike, si mundёsi për punësim apo vetë-punёsim. Pёrmes kёtij aktiviteti paraprakisht do tё organizohen 5 ditё trajnime profesionale për aftësitë e buta.Pas pёrfundimit tё trajnimeve, studentёt do tё sistemohen nё punё praktike nё kompani/institucione pёrkatёse, pёr tё cilat ata kanё vendosur paraprakisht.

Andaj ftohen tё rinjtë/studentёt e universiteteve publike dhe private, tё cilët nё fushёveprimtarinë e tyre e kanё bujqësinë, veterinarinë apo teknologjinë ushqimore, që të  aplikojnë për angazhimin në praktika të ndryshme që përshtaten me profesionin e tyre. Gjatё zbatimit trevjeçar tё projektit do tё pёrkrahen gjithsej 45 tё rinjё/student me punё praktike,  ose çdo vit do të përfshihen nga 15 studentë. Ky grup do të kryej  punë praktike në kompani, institucione dhe organizata të ndryshme, ku gjatë punës praktike në periudhë prej 3 muajve, të rinjtё/studentët do të kenë një kompensim në baza mujore për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit, ushqimit  dhe komunikimit. Kandidatёt e përzgjedhur duhet tё plotësojnë kriteret e përcaktuara me projekt.

KRITERET QË DUHET  PLOTËSUAR  KANDIDATËT  JANË :

 

a)       Studentët e interesuar për punë praktikё duhet të jenë nga këto komuna: Kamenicё, Lipjan, Skënderaj, Shtime, Viti dhe Vushtrri;

 

b)      Student të cilët kanë diplomuar viteve tё fundit apo që janë në përfundim të studimeve  tё drejtimit tё  bujqësisë dhe veterinarisë, përfshirë teknologjinë  ushqimore;

 

c)       Student tё papunё dhe qё nuk kanё kryer praktikё më parë;

 

d)       Studentёt që shprehin gatishmëri/përkushtim për pjesëmarrje në trajnime dhe  punën praktike në kompani/agrobiznese, institucione dhe organizata tjera;

 

Aplikacioni mund të merret dhe dorëzohet në:

 

Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni këtu: https://biturl.top/iIVZNz

 

Nëpërmjet adresës elektronike: [email protected];

 

Zyrat e IADK-së, me adresë Fshati Sfaraçak i Ulët, Nr.11, Vushtrri, Kosovë:

Afati për aplikim është deri më 21.01.2022. Për informata shtesë mund të kontaktoni në  +383 (0) 49 973 211.

https://www.iadk.org/f/42/5504/Shpallje-per-pune-praktike-per-studente

Aplikacioni