IECM organizon trajnime për shkathtësi të buta
Qendra për Inovacion dhe Ndërmarrësi (IECM) në kuadër të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), prej të martës ka nisur trajnimin e të rinjve për shkathtësi të buta. Drejtori i IECM, Besart Hajrizi, tha se për këtë qëllim është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e “Caritas Kosova”.
Sipas tij, trajnimet kanë të bëjnë me përpilimin e CV, përpilimin e letrës motivuese, komunikimin e deri te aplikimi për punë. Ndryshe po në bashkëpunim me “Caritas Kosova”, ka organizuar edhe trajnime për menaxhim biznesi.
Drejtori Hajrizi, falënderoi drejtuesit e “Caritas Kosova” për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Për të aplikuar klikoni në linkun:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2432430233687546&id=2264515253812379