Konferencat
- Konferenca e fokusuar me titull “Bashkëpunimi universitet-industri (BUI)”.
Qëllimi: T’I bëjë bashkë akterët kryesor të modelit Triple Helix, në vecanti ata nga universiteti dhe industria, me qëllim të shkëmbimit të njohurive dhe mundësive për intensifikim të interaksionit ndërmjet tyre.
Konferenca e fokusuar në BUI është vazhdimësi e tryezave të rrumbullakëta të organizuar me datë 05 Prill 2018 dhe 05 Prill 2019 me të njejtën tematikë.
- IECM si bashkëorganizatore e konferencës internacionale dhe multidisciplinare të gjeoshkencave “Roli i gjeoshkencave për një zhvillim të qëndrueshëm”, nikoqir i të cilës është vet Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”.
Qëllimi – qëllimi kryesor i konferencës është t’i bëjë bashkë akademikët, hulumtuesit, inxhinierët dhe profesionistët industrial për të prezantuar rezultatet e tyre hulumtuese dhe aktivitetet e tyre zhvillimore me fokus tek fusha e gjeoshkencave.