Instituti i Historisë dhuroi 150 libra për bibliotekën universitare
Instituti i Historisë ka dhuruar 150 libra për bibliotekën e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Librat janë dorëzuar të enjten nga drejtori i Institutit, dr.sc. Sabit Syla.
Ai sqaroi se janë gjithsej 50 tituj librash kryesisht të karakterit historik. “Shpresojmë shumë që titujt e dhuruar të ndihmojnë studentët e UIBM, veçanërisht ata të Fakultetit të Edukimit, duke pasur parasysh se fondi librar në bibliotekën universitare ka nevojë për pasurim në fushën e historisë”, theksoi ai.
Paraprakisht për këtë donacion me libra ka bërë kërkesë dekani i Fakultetit të Edukimit, prof. ass. dr. Besim Gollopeni. Sipas tij, studentët dhe mësimdhënësit e këtij fakulteti kanë nevojë për literaturë të fushës përkatëse dhe ky fond sado pak do të ndihmoj ata.