Ish – studentja e FTU-së, Melisa Bruqi, ndan përvojën e saj me studentë
Melisa Bruqi, menaxhere për Cilësi dhe Siguri të Ushqimit në fabrikën “Rugova” ishte mysafire ligjëruese në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore, tek lënda “Teknologjia e përpunimit të qumështit” e ligjëruar nga prof. ass. Bahtir Hyseni. Melisa ndau me studentët eksperiencën e saj gjatë viteve të punës si teknologe. Tema të cilën ajo e ligjëroi ishte “Përpunimi mekanik dhe termik i qumështit”.
Melisa Bruqi studimet bachelor i përfundoi në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë në drejtimin Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore ne vitin 2018. Pas studimeve bachelor, Melisa arrin të punësohet si teknologe në kompaninë “Rugova”. Aty pati mundësi të zbatonte të gjitha njohuritë teorike dhe praktike të fituara nga UMIB.
Ajo gjithashtu përfundoi studimet master në UMIB dhe mori titullin Master i Shkencës në Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore. Tani, ajo mban pozitën e Menaxherit për Cilësi dhe Siguri të Ushqimit në fabrikën “Rugova”, pozitë në të cilën ka treguar suksese duke menaxhuar dhe zbatuar standarde të sigurisë se ushqimit të cilat janë pjesë e Iniciativës Globale për Siguri të Ushqimit / GFSI (Global Food Safety Initiative).
Melisa është falënderuese dhe mirënjohëse ndaj stafit të UIBM-së për zhvillimin dhe ngritjen e saj akademike e profesionale!