Janë mbajtur Workshopet me stafin akademik në kuadër të projektit ‘Equality through education – raising awareness of the rights of persons with disabilities’
Më datë 29 dhe 30 shtator janë mbajtur dy workshope me stafin akademik të UIBM-së për të drejtat ligjore për Personat me aftësi të kufizuar në kuadër të projektit ‘Equality through education – raising awareness of the rights of persons with disabilities’, projekt i implementuar nga UIBM dhe financuar nga HERAS+.
Temë diskutimi për dy ditë workshop me stafin akademik ishin çështjet si: të drejtat kushtetuese dhe ligjore të personave me aftësi të kufizuar, sfidat e arsimimit të kësaj kategorie të shoqërisë, UIBM dhe qasja inkluzive ne edukim e personave me aftësi të kufizuar, dhe jo vetëm. Ekipi i projektit ka pasur diskutime të frytshme me stafin akademik, ku ka dëgjuar idetë dhe rekomandimet e tyre në lidhje me pozitën e Personave me aftësi të kufizuar.
Në fund të ditës së dytë të workshopeve të pranishmit janë dakorduar që rekomandimet finale do të ipen në ditën e mbajtjes së tryezës së rrumbullakët, si ngjarje e planifikuar në projekt që do të mbahet në këtë muaj!