Java e katërt e Klinikës Juridike Penale
Qëndrim Rama, avokat, ka mbajtur ligjëratë me studentët në javën e katërt të Klinikës Juridike Penale.
Komunikimi avokat-klient, mbikëqyrja e intervistimit, komunikimi me klientin, shkathtësitë për mbledhjen e fakteve dhe këshillimi i klientit kanë qenë çështje të diskutimit të kësaj jave. Përmes debatit dhe pyetjeve, studentët kanë arritur të kuptojnë rolin dhe rëndësinë e avokatit në procedurën penale dhe natyrën e përfaqësimit në këtë procedurë.
Menaxhmenti i fakultetit falënderon avokatin z.Qëndrim Rama për prezencën dhe diskutimin me studentët.