JuridikLecture

Juristi gjerman Lars Dippel, mbajti një ligjëratë online për studentët e Fakultetit Juridik të UIBM-së, me temë: “INTEGRATION OR ASSIMILATION THROUGH LAW? AN OBERSERVER’ THOUGHTS”

Docenti Dippel për studentët e Fakultetit Juridik trajtoi çështjen e migracionit dhe kritereve ligjore të integrimit në Gjermani. Kjo ligjëratë u ndjek me interesim të kënaqshëm nga studentët e Fakultetit Juridik. Aq më tepër ishte në interes të kosovarëve, meqenëse në përqindje me numrin e popullatës Kosova ka normën më të lartë të emigrimit në mesin e vendeve të Evropës Lindore. Integrimi i tyre është në interes të Evropës. Pas ligjëratës u zhvillua një debat i hapur dhe mjaft profesional me studentët, stafin akademik dhe ligjëruesin. E veçanta e kësaj ligjërate ishte edhe kyqja e drejtëpërdrejtë nga Gjermania, e kryetarit të Unionit Shqiptaro – Gjerman, zt. Nuhi Krasniqi i cili foli për format e veprimtarisë së këtij Unioni në përfaqësimin e shqiptarëve me theks të veçantë në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të tyre në gjykatat gjermane dhe ato ndërkombëtare, me fokus të veçantë ate të Strasburgut.

Në përmbyllje të kësaj ligjërate, bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për fillimin e bashkëpunimit, si dhe u inicua ideja për thellimin e bashkëpunimit profesional edhe me prezencë fizike në Kampusin e Universitetit tonë, si dhe për përkrahjen e studentëve të Fakultetit Juridik për pjesëmarrje në rastet gjyqësore që përfaqësohen nga profesorët në Gjermani dhe në gjykata ndërkombëtare.