Ka filluar në UIBM konferenca dyditore: “Rëndësia e shëndetit mendor dhe parandalimi i vetëvrasjeve”
Ka filluar të martën konferenca dy ditore: “Rëndësia e shëndetit mendor dhe parandalimi i vetëvrasjeve”, e cila është organizuar në kuadër të iniciativës rinore “Frymo Lirshëm”. Në ditën e parë të pranishmëve ju ka uruar mirëseardhje prorektori për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore , prof.ass.dr. Bahtir Hyseni, i cili ka përgëzuar organizatorët dhe ka ofruar mbështetje për aktivitete të tilla. Gjithashtu të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Vesa Broja.
Në pjesën e dytë ka vazhduar diskutimi i organizuar me panelistët: Floretë Zejnullahu, depuete e Kuvendit të Kosovës, Mehmet Salihu, koordinator rinor dhe udhëheqës kampanje, prof. dr. Islam Qerimi, dekan i Fakultetit Juridik dhe ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Në ditën e dytë të kësaj konference janë paraparë që si panelistë të diskutojnë: Leonora Shabani, aktiviste dhe lobuese e të drejtave të fëmijëve, Drita Ibrahimi, drejtoreshë për Mirëqenie Sociale, Kaltrina Salihu, UNDP/ReLOaD2, Sanije Nimoni, QKMF, mandej Mehmet Salihu, koordinator dhe ideator i kampanjës, Afërdita Mikullovci, drejtoreshë e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Nerimane Ferizi, aktiviste e shoqërisë civile dhe Nora Nimoni, psikologe e kampanjës.
Iniciativa rinore “Frymo Lirshëm”, zbatohet nga OSHC “Së Bashku” e mbështetur nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në partneritet me Komunën e Mitrovicës së Jugut.