Ka vazhduar mësimi klinik në hartimin e akteve juridike
Në kuadër të javës së tetë të Klinikës Juridike Penale, studentët e Fakultetit Juridik, kanë pasur rastin të zhvillojnë më tutje njohuritë e tyre praktike në shkrim ligjor.
Duke ilustruar me raste reale, gjyqatari z.Avni Mehmeti, ka diskutuar me studentët çështjet të cilat më së shpeshti hasen në hartimin e një vendimi gjyqësor si rolin e: metodologjisë që duhet ndjekur, bazën ligjore, formës së aktit juridik, arsyetimit ligjor dhe sfidat me të cilat ballafaqohet një jurist gjatë këtij procesi. Gjatë ligjëratës u pohua se aftësimi i juristëve në shkrim ligjor është komponenta më e rëndësishme e përgatitjes së tyre profesionale.
Menaxhmenti i fakultetit falënderon gjyqtarin z.Avni Mehmeti për prezencën dhe diskutimin me studentët.