Katër studentë punësohen në një projekt për hulumtimin e ujërave nëntokësore
Katër studentë të nivelit master nga Fakulteti i Gjeoshkencave në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, janë punësuar në një projekt për hulumtimin e ujërave nëntokësore që është duke u realizuar nga Ministria e Ambientit dhe Planifikikimit Hapësinor, përkatësisht Departamenti i Ujërave. Projekti “Hulumtimet gjeofizike në pellgun e lumit Drini i Bardhë”, do të zgjas disa muaj, kohë në të cilën studentët do të përfitojnë edhe materialisht, por edhe profesionalisht.
Kjo është mirëpritur edhe nga menaxhmenti i Universitetit, përkatësisht Fakultetit të Gjeoshkencave, duke pasur parasysh mundësinë që ju ofrohet studentëve që edhe praktikisht t’i zbatojnë njohuritë e tyre. Ndryshe Universiteti “Isa Boletini”, është duke krijuar mundësi të shumta për studentët nëpëmjet bashkëpunimit me organizata dhe kompani të ndryshme.