KD

KD -ja merr vendim për shpalljen e konkursit për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2022/23

Këshilli Drejtues i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) ka marrë vendim në mbledhjen e jashtëzakonshme që u mbajt të enjten, që të shpallet konkursi për ndarjen e bursave universitare (bachelor dhe master) për vitin akademik 2022/23. Vendimi është marrë pas kërkesës së rektores, prof.asoc.dr. Merita Shala, për realizimin e së drejtës ligjore të studentëve për përfitimin e bursave.

Në konkursin që do të shpallet për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2022/23 do të specifikohen të gjitha detajet dhe kriteret për aplikantët. Ky vendim është mirëpritur nga drejtuesit e Parlamentit Studentor, të cilët kanë falënderuar rektoren, Shala dhe sekretarin e përgjithshëm, Avdyl Beqiri, për mbështetjen që kanë dhënë sa i përket ndarjes së bursave për studentë.