Njoftimi

KDI organizon punëtori me studentë

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në kuadër të projektit të financuar nga KFOS “Qytetarët për prokurim efiçient dhe menaxhim të ndërgjegjshëm të parasë publike”, organizon punëtorinë me temë:  ‘’Keqpërdorimet që (s)i  shohim ‘’, që do të mbahet në Universitetin e Mitrovicës ‘’Isa Boletini’.

Kjo punëtori ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së studentëve për të kërkuar llogaridhënie për shfrytëzimin e parasë publike, për identifikimin e flamujve të kuq në kontratat publike, dhe mënyrat se si duhen raportuar shkeljet që mund të rrjedhin si pasojë e menaxhimit të dobët të kontratave në prokurim publik.

Detajet e punëtorisë:

Lokacioni: Salla e Senatit

Data: 04.05.2018

Kohëzgjatja e punëtorisë: rreth 3 (tre) orë

Afati i aplikimit: 27.04.2018

Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë të pjesëmarrjes.

Apliko tani në: http://bit.ly/2FUl1H5.

Për bashkëpunimin e treguar, KDI falënderon Zyrën për Sigurimin e Cilësisë në Universitetin e Mitrovicës ‘’Isa Boletini’’