Komisioni Qëndror për Sigurim të Cilësisë dhe Vlerësim (KQSCV) është organi kryesor në UIBM i cili merret me procesin e sigurimit të cilësisë. Ky komision është organ këshilldhënës i Senatit të UIBM për çështjet që kanë të bëjnë me cilësinë. Anëtarët e KQSCV-së miratohen në Senatin e UIBM për një mandat 4 vjeçar. Pas përfundimit të këtij mandati, së paku 1/3 e anëtarëve të KQSCV-së parashihet të të jenë pjesë e tij me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë në punën e Komisionit.

 

KQSCV-ja ka për detyrë që:

  1. të rishikojë rregulloren për sigurim të cilësisë dhe vlerësim;
  2. të rishikojë udhëzuesin e sigurimit të cilësisë;
  3. Të rishikojë paketën e instrumenteve për vlerësim sipas propozimeve të njësive akademike;
  4. Të rishikojë dokumentin e treguesve të performancës;
  5. të shqyrtojë raportet e paketës së instrumenteve për vlerësim;
  6. të shqyrtojë raportet e vetëvlerësimit për akreditim institucional dhe të programeve;
  7. të shqyrtojë planet e përmirësimit nga riakreditim institucional dhe të programeve në lidhje me nivelin e adresimit të çështjeve të ngritura nga AKA;
  8. Harton dhe rishqyrton rregulloren për procedurat e përgaditjes për ri/akreditim institucional dhe të programeve studimore në UIBM.

 

 

Përbërja:

  1. Prof.dr. Sabri Avdullahi, Kryesues i Komisionit
  2. Msc. Natyra Misini, ZSC
  3. Prof.asoc.dr. Muhamedin Hetemi, antarë
  4. Prof.ass.dr. Zahir Qerkini, antarë
  5. Prof.ass.dr. Mirsade Osmani, antarë
  6. Prof.ass.dr. Besnik Murati, antarë
  7. Ass. Bese Sadikaj, PhD C. antarë r
  8. Ass. Leonora Çarkaj, Dr.sc. antarë
  9. Studenti

[wptb id=46952]