KOnferencaa

Konferencë virtuale për plotësimin e standardeve për sigurim të cilësisë

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe ËUS Kosova mbajtën të martën Konferencën Virtuale me temën: “Sfidat e zbatimit të standardeve dhe udhëzuesve për sigurim të cilësisë të zonës evropiane të arsimit të lartë, nga institucionet e arsimit të lartë në Kosovë”, financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes Programit të Granteve për Mbështetje të Universitetit. Pjesë e kësaj Konference ishin edhe prorektorja për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Zhvillim të Cilësisë, Merita Shala, mandej  Zahir Çerkini, koordinator për cilësi, Elivs Feka, zyrtar për cilësi si dhe koordinatorët për cilësi nga njësitë akademike.

Naim Gashi, drejtor i Agjencisë së Akreditimit, tha se e gjithë energjia e stafit të AKA-së është përqendruar në përmbushjen e rekomandimeve të Raportit të ENQA-së, në mënyrë që sa më shpejtë të bëhet rikthimi në këtë organizatë ndërkombëtare. “Qëllimi i kësaj Konference është që së bashku më përfaqësuesit të institucioneve të arsimit të lartë, ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, të diskutohen sfidat e zbatimit të proceseve të sigurimit të cilësisë në Kosovë bazuar në “Standardet dhe udhëzuesin për sigurimin e cilësisë në zonën evropian të arsimit të lartë”.

Pjesëmarrës në këtë Konferencë ishin: rektorë, prorektorë, profesorë, studentë, përfaqësues të Unionit të Studentëve të Kosovës, udhëheqës të programeve studimore, personeli i zyrave të cilësisë të IAL-ve në Kosovë etj. Kontribuues janë ekspertë të njohur ndërkombëtarë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Konferenca Virtuale është organizuar në kuadër të projektit, “Supporting Kosovo Accreditation Agency on achieving some of the ENQA’s recommendations”, financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.