Konkurs për projekte të vogla shkencore të shpallura nga MASHT

Departamenti i Shkencës dhe Teknologjisë, Këshilli Shkencor i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në mbështeteje të Ligjit nr. 04/L-135 për veprimtari kërkimore shkencore dt. 28 mars 2013 (gazeta zyrtare nr. 11/02 maj 2013) dhe udhëzimit administrativ nr. 26/2016 i dt. 22.11.2016 për Grante për projekte të vogla shkencore, shpall:

 

                                                                 KONKURS

                                                (Për projekte të vogla shkencore)

 

Me të cilin ftohen institucionet kosovare të shkencës dhe shkencëtarët kosovarë të cilët përkrahen nga ndonjë institucion kërkimoro-shkencor, që të konkurrojnë për përfitimin e granteve shkencore në këto kategori:

 

  • Projekte të vogla shkencore (5000 deri 10.000 Euro për projekt, me kohëzgjatje prej 6 deri në 12 muaj). Realizimi i projektit mund të shtyhet edhe pas kësaj periudhe, në qoftë se nuk mund të realizohet për shkaqe kohore p.sh. kushteve atmosferike. Në këto raste projekti vazhdon edhe në vitin tjetër.

 

Projekt-propozimi preferohet (por jo domosdoshmërisht) t`i përkas fushave prioritare shkencore sipas Programit Kombëtar të Shkencës ku përfshihen:

  • Burimet natyrore, Energjia dhe Mjedisi;
  • Prodhimi bujqësor dhe Siguria e Ushqimit;
  • Kërkimi Mjekësor;
  • Studime Ekonomike dhe Sociale;
  • Studime Gjuhësore, Kulturore dhe Historike;
  • Kërkime ndërdisiplinore për Teknologjitë e Komunikimit dhe Informacionit.

 

Kushtet e veçanta të aplikimit:

 

Aplikim i suksesshëm është çdo aplikim që i plotëson kushtet e parapara me UA për aplikim në projektet  e vogla shkencore.

Aplikuesit të kenë parasysh nenin 2 pika 6, neni 3 pika 4, nenin 4 pika 1.1, 1.2, 1.8, 1.9, 3,4,6, Neni 6 pika 6, Neni 8 pika 1.6, 1.9.

Gjithashtu kërkohen domosdoshmërisht deklaratat e noterizuara per secilin anëtar të projektit të brendshëm dhe ndërkombëtar.

 

Financimi:  

               

Kohëzgjatja:  minimale 6 muaj; maksimale 12 muaj.

 

Granti mbulon këto shpenzime që lidhen me projektin: pajisje të posaçme (pajisje laboratorike, mjete shpenzuese, softverë, libra, etj.), vizita afatshkurtra, konferenca ku prezantohen rezultatet e projektit përfitues, shpenzime udhëtimi dhe akomodimi, shpenzime të punës në terren, shpenzime për kërshillëtarët e jashtëm, pagesa për studentë të angazhuar në projekt.

 

Aplikimi – Dorëzimi i dokumenteve:

 

Konkurimi i institucioneve të interesuara bëhet në bazë të dispozitave të Ligjit për Veprimtari Kërkimore-Shkencore si dhe në bazë të udhëzimeve përkatëse për secilën kategori të cilat mund të shkarkohen nga ueb-faqja e MASHT: www.masht-gov.net të cilat do të jenë të disponueshme nga data: 24.01.2017.

 

Afati për konkurim për kategorinë projekte të vogla shkencore do të jetë nga data 24.01.2017 deri më datën 17.02.2017. Dorëzimi i dokumentave të kompletuara sipas Udhezimit administrativ 26/2016 të publikuara në ueb-faqe dhe sipas kërkesave bazuar në Ligjin për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore bëhet në zyrën e arkivës në MASHT.

 

Përpos kësaj një version elektronik i projekt propozimit  duhet të dorëzohet edhe në formë elektronike, në email adresën: [email protected].

Kur bëhet dërgimi i aplikacionit  subjekti i email-it duhet të ketë këtë përmbajtje:

Aplikimi për projekte të vogla shkencore, së bashku me emrin dhe mbiemrin tuaj apo emrin e institucionit.

 

Përfituesit nga vitet e kaluara të cilat nuk i kanë përmbushur obligimet sipas kontratave të nënshkruara, nuk do të përkrahen në këtë konkurs.

 

Udhëheqësi i projektit mund të jetë bartës i vetëm një projekti, dhe nuk  mundet që njëkohësisht të jetë anëtar i ndonjë projekti tjetër. Gjithashtu, udhëheqësi i projektit nuk mund të konkuroj me projekt të ri, dhe nuk mund të jetë anëtar i ndonjë projekti tjetër përderisa nuk e ka përmbyllur projektin paraprak.

  

Kriteri i vlerësimit:

 

Aplikacionet të cilat nuk i përmbajnë të gjitha dokumentet e kërkuara do të refuzohen automatikisht.

Aplikimet të cilat e kalojnë vlerësimin teknik do të vlerësohen në bazë të kritereve të mëposhtme:

– Arritshmëria shkencore dhe origjinaliteti i propozimit (cilësia e rezultateve të pritura, potenciali inovativ, cilësia dhe efikasiteti i metodologjisë, realizueshmëria);

– Cilësia shkencore e partnerëve të projektit;

– Prirja ndërdisiplinore të projektit;

– Përbërja e stafit (p.sh përfshirja e hulumtuesve të rinjë dhe femra);

– Kapacitetet menaxheriale dhe financiare si dhe përkushtimi ndaj parimeve të qeverisjes së mirë (llogaridhënia, efiçienca, mosdiskriminimi, pjesëmarrja dhe transparenca).

 

Shënim: Për informacione më të detajuara lidhur me procesin e aplikimit, ju lutem vizitoni faqen zyrtare të MASHT-it apo kontaktoni personin e autorizuar në Departamentin e Shkencës dhe Teknologjisë në MASHT.

 

Detajet e kontaktit:

Emri dhe Mbiemri: Sebahate Jupolli Safçi

Pozita: Zyrtare e Larte per Teknologji/DSHT

Tel: +381 (0) 38 213 189

E-mail: [email protected]

Adresa postare: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Rr. Agim Ramadani p.n. 1000, Prishtinë, Kosovë.

Për më tepër klikoni në: http://masht.rks-gov.net/