Konkursi për Ese – AMIK 2019

Shoqata e Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK) e ka hapur konkursin për Ese 2019 për Studentët e Kosovës, vitet 2 dhe / apo 3 të studimeve. Esetë e përzgjedhura do marrin çmime dhe certifikata që jepen për ese të merituara.

Gjithësejt do të ndahen 8 çmime për ese të meritura.

Konkursi i eseut nga AMIK u jep një platformë studentëve dhe i fton studentët të eksplorojnë një gamë të gjerë çështjesh sfiduese dhe interesante përtej kufijve të kurrikulës së kolegjit.

Temat

Temat që janë përzgjedhur për konkursin e 2019 janë:

1. Blockchain, cili është premtimi i kësaj teknologjie? Si mund të përfitojë mikrofinanca e Kosovës?

2. Financa e Sjelljes (Behaviour Finance): Cilat janë mësimet për politiken publike në mbrojten e klientit nga mbingarkesa me borxh?

3. Normat e interesit në mikrofinanca, analizë e trendeve evropiane dhe krahasim me Kosovën përmes strukturës së kostove.

Për më shumë informata kliko këtu