Konsulent për modifikimin e programeve dhe zhvillimin e programeve të reja
Me qëllim të modifikimit të programeve ekzistuese dhe zhvillimit të programeve të reja në Fakultetin e Gjeoshkencave në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), në cilësinë e konsultetit është angazhuar specialisti, Mario Rossi, në kuadër të projektit “Fulbright program specialist”. I shoqëruar nga profesori, prof.ass.dr. Kemajl Zeqiri, ai është pritur në takim nga prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Kërkime Shkencore, prof.dr. Behxhet Shala dhe prorektorja për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Zhvillim të Cilësisë, prof.ass.dr. Merita Shala, ku është diskutuar për detajet që kanë të bëjnë me angazhimin e tij.
Sipas prorektorit, Shala, mbështetja e specialistit konsiston në analizën e programeve ekzistuese, dhe së bashku me stafin e FGJ, bazuar në nevojat e tregut dhe parimet e zhvillimit të qëndrueshëm të propozoj ndryshimin/plotësimin e programeve ekzistuese dhe/apo hartimin e ndonjë program të ri, para se gjithash ne sektorin minerar. “Është një mundësi e mirë për FGJ dhe shpresojmë se projekte të këtilla të realizohen edhe me njësitë tjera akademike”, tha ai.