IBCMPhoto.jpg

Lansimi i Raportit Vlerësues për gjendjen aktuale te kapaciteteve kërkimore në arsimin e lartë në Kosovë

Në kuadër të projektit Enhancing Research Culture in Higher Education in Kosovo/Përmirësimi i kulturës kërkimore në arsimin e lartë në Kosovë të Erasmus + i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i koordinuar nga IBC-M në të cilin UIBM është partner,  më 30 Prill 2021, është mbajt konferenca për lansimi i raportit vlerësues për situatën aktuale të kapaciteteve kërkimore në universitetet në Republikën e Kosovës.

Pjesëmarrësit në lansimin e raportit ishin nga universitete të Kosovës si dhe universitete evropiane, Ministria e Arsimit në Kosovë dhe partnerë të tjerë të projektit të projektit ResearchCult.

  1. Harri Tuomola, Drejtor Ekzekutiv i IBCM, përfaqësuesi i zyrës së BE në Kosovë, Z. Stegios Tragudas, Znj. Jehona Lushaku nga Erasmus + në Kosovë dhe Z. Agron Bajraktari – në emër të konferencës së Rektorëve përshëndetën organizimin e konferencë.

Raporti kishte për qëllim vlerësimin e gjendjes aktuale të kapaciteteve kërkimore në sektorin e arsimit të lartë në Kosovë për të gjithë partnerët e projektit dhe është prezantuar nga Z. Florim Gallopani nga IREDS.