Besim Kajtazi

Ligjëratë e hapur me M.Sc. Besim M. Kajtazi, Drejtor i Departamentit për Çështje Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare – Zyra e Presidentes!

Sot, Fakulteti Juridik i UIBM-së kishte nderin të mirëpresë M.Sc. Besim M. Kajtazi, Drejtor i Departamentit për Çështje Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Zyren e Presidentes, për një ligjëratë të hapur. Zoti Kajtazi ndau me studentët e Fakultetit përvojën e tij të pasur si ekspert në fushën ligjore.

Kajtazi në Fakultetin Juridik të Universitetit “Isa Boletini”, në Mitrovicë, ndau përvojën e tij shumëvjeçare si ekspert për çështje Ligjore. Ligjërata e zhvilluar në formë interactive zgjoi interesim të jashtëzakonshëm tek të pranishmit!

Ligjërata u zhvillua në një format interaktiv, duke shkaktuar një interes të jashtëzakonshëm nga të pranishmit. Ai gjithashtu dhuroi disa nga tekstet e tij për bibliotekën e Fakultetit, një kontribut i mirëpritur për studentët.

Në fund të aktivitetit, dekani i Fakultetit, Prof. asoc. dr. Islam Qerimi, falënderoi Zotin Kajtazi për ligjëratën dhe për tekstet e dhuruara. Ai shprehu gjithashtu dëshirën për intensifikimin e bashkëpunimit me Zyrën Ligjore të Presidentes së Republikës së Kosovës në të ardhmen.