Ligjëratë e hapur në Fakultetin Juridik dhe dy memorandume bashkëpunimi
Në Fakultetin Juridik për herë të parë është mbajtur të mërkurën një ligjëratë e hapur me temë: “E drejta sportive në teori dhe praktikë”, nga ligjëruesi, Msc. Agim Çitaku, avokat dhe drejtor i Institutit për të Drejtë Sportive në Zyrih. Me këtë rast u arritën edhe dy memorandume të bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit Juridik të UIBM-it dhe Avokaturës dhe Institutit të së Drejtës Sportive.
Përmes këtyre memorandumeve, stafi akademik dhe studentët e FJ, do të kenë mundësi për ndjekjen e ligjëratave, kurseve, seminareve nga fushat e së drejtës sportive të cilat i organizojnë këto dy institucione e gjithashtu të marrin pjesë edhe në Akademinë e Lidershipit në Zvicër me qëllim të aftësimit dhe shkathtësisë për ta ushtruar këtë profesion në të ardhmen. Kjo ligjëratë u përcjellë nga studentët me interesë të madh dhe u shndërrua në një nivel të debatit interaktiv!