
Ligjëratë e përbashkët mbi të drejtat e punëtorëve në BE, organizuar në Fakultetin Juridik
Sot, më datë 24.03.2025, në Fakultetin Juridik u mbajt një ligjëratë e përbashkët nga Prof. Ass. Dr. Zahir Çerkini dhe Prof. UW, Dr. Hab. Marta Witkowska nga Universiteti i Varshavës.
Ligjërata u zhvillua para studentëve të vitit të tretë, në kuadër të lëndës “E drejta e punës”, ku u diskutua mbi rregullativën e Bashkimit Evropian për të drejtat e punëtorëve në BE.
Kjo ligjëratë u organizua në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Fakultetit Juridik dhe Universitetit të Varshavës për shkëmbimin e stafit akademik.