F.ekoonomik

Ligjëratë interaktive mbi Rolin dhe Detyrat e Administratës Tatimore të Kosovës në Fakultetin Ekonomik të UIBM

Në kuadër të planprogramit të lëndës Financa Publike, zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës ishin të ftuar që të mbajnë ligjeratë në Fakultetin Ekonomik, UIBM. Me këtë rast, Udhëheqësi i Divizionit për Shërbime Mbështetëse Z. Zeqir Voca dhe Inspektorja Tatimore Znj. Albulena Tahiri Kelmendi folën për historikun, rolin dhe detyrat e Administratës Tatimore të Kosovës. Ligjerata përpos që kishte karakter informues, pati edhe karakter vetëdijesues në lidhje me luftimin e ekonomisë joformale, si dhe raportimet e keqpërdorimeve. Ligjerata ishte interaktive dhe zgjoi interesim të madh tek studentët, të cilët shtruan pyetje dhe diskutuan.

F.ekonomik 11
F.ekonomik 11
F.ekonmik 12
F.ekonomik 11F.ekonmik 12