Foto – Kompania Bylmeti

Marrëveshje bashkëpunimi, e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore me Kompanin “Bylmeti-KS, Sh.p.k” Miradi e Epërme – Fushë Kosovë

Marrëveshje  bashkëpunimi u nënshkrua në mes të Dekanit të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, z. Mensur Kelmendi, dhe  Afrim Selmani, menaxher i prodhimit i kompanisë  “Bylmeti-KS, Sh.p.k” Miradi e Epërme – Fushë Kosovë.
Përmes këtij bashkëpunimit palët kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe njohje të ndërsjellë, duke synuar ngritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve dhe njohurive profesionale.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që të kontribuohet në ngritjen e relevancës dhe përshtatshmërisë së sektorit të arsimit të lartë me ato të nevojave të tregut si dhe të sigurohet ndikimi pozitiv në rritjen e efektshmërisë së bizneseve në sektorin e inxhinierisë, teknologjisë ushqimore  dhe ekonomisë. 
Në kuadër të bashkëpunimit palët nënshkruese do ta ndihmojnë njëra-tjetrën në bazë të veprimtarisë që e zhvillojnë.
Njëkohësisht Studentët e FTU-së do ta zhvillojnë praktiken profesionale në kompanin “Bylmeti-KS, Sh.p.k” Miradi e Epërme – Fushë Kosovë

 

Palët nënshkruese u dakorduan që t’i caktojnë personat përgjegjës për zhvillimin dhe koordinimin e programeve dhe aktiviteteve të përcaktuara nga qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshje.