Foto 1 FTU IADK

Marrëveshje bashkëpunimi, e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, në kuadër të Universitetit të Mitrovicës “ISA BOLETINI, me Organizatën “IADK” (Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës)

Marrëveshja e bashkëpunimi u nënshkrua në mes të Dekanit të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, Prof.asoc.dr. Mensur Kelmendi, dhe Z. Zenel Bunjaku, Drejtor Ekzekutiv i Organizatës.

Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) dhe Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore (FTU) në kuadër të Universitetit të Mitrovicës “ISA BOLETINI” janë pajtuar të bashkëpunojnë ngushtë në fushën e arsimit dhe praktikës profesionale në sektorin e teknologjisë ushqimore, duke qenë të hapur për çdo formë të mundshme bashkëpunimi.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi përfshin studentët, stafin akademik dhe menaxherial të FTU-së, stafin e IADK-së, si dhe kandidatët potencialë që do të ndjekin trajnimet profesionale të organizuara nga IADK.

Në kuadër të bashkëpunimit palët nënshkruese do ta ndihmojnë njëra-tjetrën në bazë të veprimtarisë që e zhvillojnë.

Palët nënshkruese u akorduan që t’i caktojnë personat përgjegjës për zhvillimin dhe koordinimin e programeve dhe aktiviteteve të përcaktuara nga qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshje.

Marrëveshje bashkëpunimi (FTU-IADK)