Marreveshja

Marrëveshje Bashkëpunimi me “Konya University” nga Turqia

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) do të bashkëpunojë me “Konya University” nga Turqia në fusha me interes reciprok. Për të specifikuar fushat e bashkëpunimit dhe për të ndarë detyrat dhe përgjegjësitë, u nënshkrua edhe një Marrëveshje Bashkëpunimi në një takim (online) ndërmjet drejtuesve të të dy institucioneve.

Përveç të tjerash, në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit, parashihet angazhimi i përbashkët sa i përket projekteve dhe hulumtimeve në programin  Erasmus+,  mobiliteti i stafit dhe studentëve, organizimi i konferencave të përbashkëta, tryezave të rrumbullakëta etj. Rektorja e UIBM, prof.dr. Nurten Deva, tha se kjo marrëveshje është edhe një mundësi më shumë për studentët dhe stafin akademik.