Marrëveshje bashkëpunimi me universitete ndërkombëtare
Në kuadër të angazhimeve të prorektores për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, prof.asoc.dr. Edita Bekteshi, së fundi janë realizuar disa projekte bashkëpunimi me universitete të ndryshme ndërkombëtare. Në këtë kontekst janë nënshkruar marrëveshje të tilla me “Gelisim Univeritesi-Istanbul, Turqi” dhe me “Universitetin Goce Delchev në Shtip”, Maqedoni e Veriut.
Prorektorja Bekteshi, tha se priten të realizohen edhe projekte të tjera bashkëpunimi, prej të cilave do të përfitojnë si studentët ashtu edhe stafi akademik dhe administra.