Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit Ekonomik – UIBM dhe Fakultetit Ekonomik dhe të Shkencave Administrative – Tekirdag, Namik Kemal University nga Turqia
Me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit në mes të UIBM më konkretisht të Fakultetit Ekonomik dhe Faculty of Economics and Administrative Sciences- Tekirdag, Namik Kemal University, Turqi, Dekani i FE Prof.Asoc.Dr. Qazim Tmava dhe Dekani i FEAS Prof.Dr. Rasim Yilmaz kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.
FE – UIBM dhe FEAS përmes marrëveshjes së nënshkruar kanë rënë dakord për objektivat dhe aktivitetet e mëposhtme:
- a) shkëmbimin e informacionit me interes të ndërsjellë, në lidhje me përmirësimet në mësimdhënie, zhvillimin e studentëve dhe kërkimin shkencor në çdo institucion, duke përfshirë shkëmbimet ndërmjet bibliotekave të çdo institucioni.
- b) shkëmbimin e anëtarëve të personelit akademik dhe/ose hulumtuesve, me objektiv ofrimin e kurseve dhe realizimin e projekteve kërkimore në fusha të dakorduara reciprokisht nga të dy institucionet.
- c) shkëmbimi i studentëve për periudha të ndryshme studimi dhe/ose kërkimi si dhe mbikëqyrja e përbashkët e studentëve.
- d) zhvillimin e kurseve të përbashkëta, kurrikulave apo edhe programeve të përbashkëta akademike në fusha me interes të përbashkët, duke përfituar nga infrastruktura dhe ekspertiza arsimore plotësuese.
- e) zhvillimi i projekteve të përbashkëta kërkimore, duke siguruar akses në infrastrukturën dhe ekspertizën plotësuese të kërkimit.
- f) organizimi i simpoziumeve, konferencave, kurseve të shkurtra dhe takimeve për tema me interes të përbashkët akademik.
- h) takime periodike, nëse gjykohet e dëshirueshme, për të rishikuar dhe vlerësuar aktivitetet e kaluara dhe për të përpunuar ide të reja për marrëveshjet e ardhshme të bashkëpunimit.