Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet FTU-së dhe kompanisë “Konditoria”
Me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të studimit për studentë përkatësisht për realizimin e punës praktike në industrinë ushqimore, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë “Konditoria” në Mitrovicë. Në emër të FTU marrëveshjen e ka nënshkruar dekani, Prof. Asoc. Dr. Milaim Sadiku, ndërsa në emër të kompanisë MSc. Arife Gashi, inxhiniere e inxhinierisë ushqimore.
Marrëveshja u mundëson studentëve jo vetëm vizita të shkurtra, por studentët mund të kyçen në proces prodhimi dhe produktin që ata e gatuajnë mund ta marrin me vete. Ndërsa FTU do ta ndihmoj kompaninë në aspektin profesional me këshilla, rekomandime dhe analiza laboratorike.